Sonte Shqipëria përballet me Jordanisë

Sot (e mërkurë) në orën 20:00, në “Elbasan Arena”, trajneri Christian Panucci pret të marrë disa përgjigje shumë të rëndësishme nga futbollistët kuqezi, përballë Jordanisë në miqësore.

Stërvitjen e fundit, para testit me Jordaninë, Panucci ka preferuar të mos e zhvillojnë stadiumin ku luhet sfida.

Në dy seancat e vetme është punuar në përgatitjen tekniko-taktike.

Do të ketë disa emra të rinj në formacion, por edhe rikthime veteranësh, që në ndeshjet e fundit nuk kanë gjetur hapësira edhe për shkak të minutave të pakta në këmbë.

Rikthehet në krahun e majtë të mbrojtjes Ermir Lenjani, i cili vetëm pak ditë më parë gjeti golin me Sionin në Superligën e Zvicrës, po kështu edhe Mërgim Mavraj, që i jep siguri prapavijës, duke formuar dyshen e qendrës me shumë mundësi me Gjimshitin.

Panucci kërkon maksimumin nga çdo futbollistë, për të vendosur më pas për formacionin bazë që do të luajë ndaj Beer Shevas me Izraelin.

Ndaj Izraelit kuqezinjtë duhet të jenë moralin dhe përgatitjen e duhur për të synuar një tjetër sukses, që në sfidën e fundin me Skocinë në Shqipëri, të luhet për vendin e parë.