Sony lançon një kontrollor të ri DualSense Edge

DualSense Edge ju jep përdoruesve mundësinë për të ndryshuar kapakët e tre lloje butonash: “standard”, “high dome” dhe “low dome.”

Sony do të lançojë një kontrollor të ri DualSense Edge Wireless në Janar me çmim prej 200 dollarësh.

Kontrolleri i performancës së lartë mund të përshtatet plotësisht, njëlloj si kontrollorët Xbox Elite të Microsoft dhe përmban butona dhe kapakë butonash që mund të ndryshohen.

DualSense Edge ju jep përdoruesve mundësinë për të ndryshuar kapakët e tre lloje butonash: “standard”, “high dome” dhe “low dome.”

Edhe butonët në pjesën e pasme mund të zëvendësohen.

Sony thotë se DualSense Edge do të debutojë më 26 Janar. Në Evropë ky kontrollor do të kushtojë 239.99 euro.

Modulet dhe butonat që zëvendësohen do të kushtojë 25 euro.

Sony tha se distributorët nuk do të mund ti shesin këto kontrollorë përpara datës 23 Shkurt. /PCWorld Albanian