Sot hidhet shorti, Barcelona ose Benfika zbarkojnë në Prishtinë

Sot nga ora 14:00 në Nyon të Zvicrës do të hedhet shorti për fazën e grupeve të Elite Round, ku janë 16 skuadrat më të mira në Evropë.

Pas paraqitjeve spektakolare në Poloni dhe Lituani, kampioni i Kosovës, FC Prishtina 01, ka siguruar një vend në mesin e më të mirave.

Në Prishtinë do të zbarkojë njëra mes Barcelonës dhe Benficas, që janë në vazon e parë, ndërsa FC Prishtina 01 është në vazon e katërt dhe mirëpritëse e njërit nga katër grupet.

Vazo 1: Sporting CP (POR), Barcelona (SPA), Mallorca Palma Futsal (SPA), Benfica (POR)
Vazo 2: Hit Kyiv (UKR), Sporting Anderlecht Futsal (BEL), Kairat Almaty (KAZ), Etoile Lavalloise (FRA)
Vazo 3: Olmissum (KRO), Loznica-Grad 2018 (SRB), Haladás (HUN), Dobovec (SVN)
Vazo 4: Lubawa (POL), Riga Futsal Club (LVA), Prishtina 01 (KOS), Città di Eboli (ITA)