​Sot kompletohet faza çerekfinale e Ligës së Evropës

Evropa Ligë vazhdon sot me ndeshjet e radhës.
Sot zhvillohen tetë ndeshje, në dy orare të ndryshme, shkruan lajmi.net.

Arsenali kërkon kualifikimin tutje në shtëpi ndaj Sporting.

Në takimin e parë ‘Topçinjtë’ u ndan baras me skuadrën e Portugalisë.

Sot në ‘Emirates’, me fillim nga ora 21:00, Arsenali luan vetëm për kualifikim tutje në Evropa Ligë.

Takim tjetër interesant është ai në mes Freiburg – Juventus.

‘Zonja e Vjetër’ fitoi me rezultat minimal 1:0 në ndeshjen e parë, që do të thotë ndeshja vazhdon të jetë e hapur.

Ky ballafaqim zhvillohet në Gjermani, nga ora 18:45.

Takimi tjetër është ai në mes Real Betis – Man United.

‘Djajtë e Kuq’ janë pothuajse me një këmbë të kualifikuar për në raundin tjetër, pasi në ndeshjen e parë mposhtën spanjollët me rezultat 4:1.

Roma gjithashtu dolën triumfues në takimin e parë, me rezultat 2:0 ndaj Real Sociedad.

Të dy këto takime fillojnë nga ora 21:00.