Sot zhvillohen dy çerekfinalet e Botërorit

Kombëtaret e Francës dhe Belgjikës të cilat shënuan fitore në ndeshjet e djeshme çerekfinale të Kampionatit Botëror “Rusi 2018”, do të përballen mes vete në gjysmëfinale, raporton Anadolu Agency (AA).

Në ndeshjet e djeshme të çerekfinales Franca dhe Belgjika arritën të kualifikohen në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror.

Në ndeshjen e parë të çerekfinales, Franca shënoi fitore ndaj Uruguajit me rezultatin 2-0.

Ndërsa në ndeshjen e dytë, Belgjika u ballafaqua me njërin nga favoritët më të mëdhenj për Kupën e Botës, Brazilin. Belgjika arriti të korrë fitore ndaj Brazilit me rezultatin 2-1. Me këtë fitore Belgjika siguroi gjysmëfinalen.

Me eliminimin e Brazilit, në Kampionatin Botëror nuk ka asnjë kombëtare nga kontinentet tjera përveç atyre nga Evropa dhe tanimë është e qatë se kampion i botës do të jetë një kombëtare evropiane.

Sot do të zhvillohen ndeshjet çerekfinale edhe atë Suedi – Angli (në ora 16:00) dhe Rusi – Kroaci (në ora 20:00).