Sot zhvillohen këto dy super ndeshje

Pas spektaklit të djeshme në Kampionatin Botëror, sot do të zhvillohen edhe dy ndeshje tjera tejet interesante në luftën për të kaluar në çerekfinale.

Brazili nga ora 16:00 do të luajë me Meksikën. Brazili i cili përfundoi i pari në grupin e tij kërkon qe pa ndonjë problem të madh të shkoj tutje, në çerekfinale por siç po shihet në Kampionatin Botëror Russia 2018 favorit nuk ka.

Nga ora 20:00 zhvillohet ndeshja tjetër mes Belgjikës dhe Japonisë. Belgjika e cila në grup i kishte tri fitore, kërkon që këtë seri ta vazhdojë ndaj Japonisë.

Fituesit e të dy çifteve, Brazil-Meksikë dhe Belgjikë-Japoni do të përballen mes tyre në çerekfinale