Spanja “shpartallon” Sllovakinë dhe kualifikohet tutje si pozitë e dytë nga grupi E

Spanja ka shënuar fitore të thellë ndaj Sllovakisë.

Spanjollët fituan me rezultat 0 – 5, duke u kualifikuar në fazën tjetër të “Euro 2020”, shkruan lajmi.net.

Alvaro Morata pati mundësinë e artë të zhbllokonte rezultatin, por u tregua i pasaktë nga pika e bardhë (12′).

Portieri sllovak Dubravka realizoi një autogol qesharak duke kaluar Spanjën në epërsi (30′).

Derisa, pritej përfundimi i pjesës së parë, në skenë doli Aymeric Laporte që realizoi me kokë për të dyfishuar avantazhin (45+2).

Sarabia pranoi një asistim të mrekullueshëm nga Alba dhe lehtësisht realizoi golin e tretë (56′).

I sapo inkuadruari Ferran Torres shënoi golin e katër pas një asistimi nga Sarabia (67′).

Pas vetëm katër minutave, mbrojtësi Pau Torres gjuajti në portë dhe Kucka duke provuar ta largojë topin, shënoi autogol (71′).

Spanja kishte mundësi të shënonte edhe disa herë të tjera, por nuk i finalizoi rastet.

Kësisoj, Spanja kualifikohet tutje si pozitë e dytë në grupin E me pesë pikë, derisa Sllovakia duhet të pres dy ndeshjet e fundit për të parë nëse ka kaluar tutje.