Spotify arrin 600 milionë përdorues

Kompania Suedeze vuri në dukje se krahas 602 milionë përdoruesve që ka platforma, 236 milionë janë me pagesë, një rritje vjetor prej 15 përqind.
Shërbimi streaming Spotify njoftoi ditën e sotme se ka 600 milionë përdorues aktivë në muaj. Kompania zbuloi se në tre mujorin e fundit të 2023 ka shtuar 28 milionë përdorues të rinj, dhe është rritja e dytë më e madhe gjatë një tre mujori.

Kompania Suedeze vuri në dukje se krahas 602 milionë përdoruesve që ka platforma, 236 milionë janë me pagesë, një rritje vjetor prej 15 përqind.

Vitin e kaluar platforma rriti çmime nga 9.99 euro në 10.99 euro në muaj.

Spotify tha se gjatë kësaj periudhe gjeneroi 3.7 miliardë euro të ardhura, 16 përqind më shumë se një vit më parë. Megjithatë pati fitim prej vetëm 32 milionë eurosh.

Të ardhurat e gjeneruara nga reklamimi u rritën gjithashtu në 501 milionë euro, 12 përqind më shumë sesa një vit më parë.

Në Dhjetor kompania vendosi të shkurtojë 17 përqind të fuqisë punëtore ose rreth 1500 punonjës.