Spotify do të rrisë çmimet e planeve premium

Lëvizja vjen pasi shërbimet e tjera streaming gjithashtu kanë rritur kostot e abonimit.

Spotify ka rritur çmimet për 200 milionë abonentët e saj me pagesë për herë të parë pas një dekade.

Shërbimi do të kushtojë 2 dollarë më tepër nga 9.99 dollarë në 10.99 dollarë në muaj për ata që kanë planin individual.

Rritja e çmimet është aplikuar në Britani, Kanada, Australi dhe 49 vende të tjera të botës.

Lëvizja vjen pasi shërbimet e tjera streaming gjithashtu kanë rritur kostot e abonimit.

Plani Premium Duo do të rritet nga 12.99 dollarë në 14.99 dollarë në muaj ndërsa plani Family nga 15.99 dollarë në 16.99 dollarë në muaj. Së fundi plani Student do të rritet nga 4.99 dollarë në 5.99 dollarë në muaj.

Spotify tha se përdoruesit do të përfitojnë edhe një muaj tjetër me skemën e vjetër të çmimeve përpara se çmimet e reja të hyjnë në fuqi.

Apple Music, Peacock, Netflix, Max dhe Paramount+ kanë rritur çmimet e abonimeve të tyre së fundi. Tashmë çmimi i abonimit të Spotify Premium do të jetë i njëjtë me të konkurrentëve si Apple Music dhe Amazon Music.