Stadiumet e 9 shteteve në garë për finalet e UEFA-s të vitit 2021

Nëntë stadiume nga nëntë shtete janë kandidatë për ndeshjet finale të tre garave më të mëdha të UEFA-s, Ligën e Kampionëve, Ligën e Evropës dhe Super Kupën, raporton Anadolu Agency (AA).

UEFA përmes një kumtese thekson se nëntë stadiumet nga nëntë vendet garojnë për të fituar mbajtjen e tre ndeshjeve finale të UEFA-s.

Për finalen e Ligës së Kampionëve 2021 në garë janë stadiumi i Bayernit të Mynihut, “Allianz Arena” dhe stadiumi Saint Petersburg në qytetin rus me të njëjtin emër.

Në garën për finalen e Ligës së Evropës janë stadiumi i Vjenës “Ernst Happel”, pastaj “Dinamo Arena” i kryeqytetit të Gjeorgjisë dhe stadiumi i qytetit spanjoll të Sevilles.

Për ndeshjen finale të Super Kupës kanë kandiduar stadiumi Dinamo i kryeqytetit bjellorus Minsk, stadiumi Olimpik në Helsinki, Windsor Park në Belfast dhe stadiumi Metalist në Kharkivu të Ukrainës.

Emri i stadiumit ku do të luhen ndeshjet finale të kompetecioneve të sipërpërmendura do të bëhet i ditur në maj ose qershor të vitit 2019.