Statistikat që e shkarkuan Mourinhon nga Man United

MANCHESTER, ENGLAND - APRIL 29: Jose Mourinho, Manager of Manchester United reacts during the Premier League match between Manchester United and Arsenal at Old Trafford on April 29, 2018 in Manchester, England. (Photo by Clive Brunskill/Getty Images)

Trajneri portugez nuk është më pjesë e “Djajve të Kuq”.

Manchester United ka njoftuar sot se ka ndërprerë bashkëpunimin me Jose Mourinhon.

Rezultatet shumë të dobëta të skuadrës këtë stinor dhe marrëdhëniet e tij të tensionuara me lojtarët, kanë bërë që drejtuesit e United të vendosin për largimin e Mourinhos.

Disa statistika të përmbledhura brenda këtij stinori tregojnë që United nën drejtimin e Mourinhos, po zhvillon njërin nga sezonet më të dobëta në histori të klubit.

– Manchester United ka grumbulluar vetëm 26 pikë në 17 ndeshje, që njëherësh është starti më i dobët në 28 vitet e fundit.

– Gjatë tërë sezonit të shkuar United kishte pranuar 28 gola, kurse në këtë stinor ata kanë pranuar 29 gola në 17 ndeshje.

– Njëherësh ky është numri më i madh i golave që United ka pranuar deri në këtë fazë të sezonit, për herë të parë që nga edicioni i largët 1962-63.