Stuhia e rërës shkakton pezullimin e arsimit në Irak – VIDEO

Ministria e Arsimit tha se stuhia e rëndë e rërës, e cila filloi në mëngjes në shumë qytete, përfshirë kryeqytetin Bagdad, ndikoi negativisht në jetë

Mësimet në shkollat në Irak u pezulluan për një ditë për shkak të një stuhie të fortë rëre, tha sot Ministria e Arsimit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria tha në një deklaratë se stuhia e rëndë e rërës, e cila filloi në mëngjes në shumë qytete, përfshirë kryeqytetin Bagdad, ndikoi negativisht në jetë.

Dhjetra persona të rrezikuar nga mbytja janë shtruar në spital.

Më 5 maj, një person vdiq dhe më shumë se 5.000 kishin nevojë për trajtim për probleme të frymëmarrjes pasi një stuhi e fuqishme rëre përfshiu vendin. /aa