Stuhitë e dëborës “paralizojnë” Gjermaninë, kaos në trafik dhe të plagosur

Shumë motoçiklistë u plagosën sot në të gjithë Gjermaninë për shkak të stuhive të dëborës dhe shirave të acartë që kanë përfshirë të gjithë vendin.

Autostrada A3 pranë Dyseldorfit u bllokua sot pjesërisht pasi një kamion humbi drejtimin dhe bllokoi tri korsi, ndërkohë që nuk pati asnjë të plagosur.

Stuhitë e dëborës dhe shirat e acartë përfshinë Gjermaninë dje në mbrëmje. Pranë qytetit lindor të Drezdenit një 34-vjeçare humbi drejtimin e makinës së saj duke u përplasur me një pemë dhe duke u plagosur rëndë së bashku me të bijën. Ato u dërguan në spital për plagosje të rënda.