Suarez do të ribashkohet me Messin tek Inter Miami

Luis Suarez do t’i bashkohet përfundimisht skuadrës së Inter Miami në MLS.

Gazetari italian, Fabrizio Romano e ka konsideruar punë të kryer kalimin e sulmuesit uruguaian tek Inter Miami, përcjell lajmi.net.

Luis Suarez do të nënshkruaj kontratë njëvjeçare me skuadrën e Inter Miamit, ka njoftuar gazetari italian.

“Luis Suarez në Inter Miami, gati për t’u vulosur- ja ku po shkojmë! Kontrata gati pas marrëveshjes verbale të arritur një muaj më parë – marrëveshje njëvjeçare për Suarezin. Marrëveshja do të përfshijë gjithashtu një opsion për sezonin e mëtejshëm. Messi dhe Suarez, sërish bashkë” – ka njoftuar Romano.