Suedia duhet të ekstradojë terroristët nëse dëshiron të anëtarësohet në NATO

Nëse qeveria suedeze dështon të ndërmarrë veprime për propagandën e vazhdueshme terroriste të PKK/PYD, tensioni në lidhje mund të rritet, thotë presidenti turk Erdogan

Turqia kritikoi të dielën Suedinë së bashku me shtetet e tjera evropiane për tolerimin e një pranie të vazhdueshme terroriste, pasi presidenti i vendit tha se ekstradimi i terroristëve është një domosdoshmëri që vendi nordik të fitojë të drejtën për të hyrë në NATO.

“Ne u kemi thënë atyre (Suedisë), ‘Shikoni, nëse nuk i ekstradoni terroristët që keni, atëherë ne nuk mund ta ratifikojmë këtë (anëtarësimin në NATO) në parlamentin tonë’, tha Rexhep Tajip Erdogan në një takim me të rinjtë, duke iu referuar marrëveshjës ku Suedia dhe Finlanda u zotuan qershorin e kaluar për të mbajtur një qëndrim të vendosur kundër terroristëve në mënyrë që të fitojnë anëtarësimin në NATO.

“Së pari, ata duhet të ekstradojnë rreth 130 terroristë në mënyrë që ofertat e tyre të kalojnë parlamentin tonë, (por) për fat të keq ata ende nuk e kanë bërë këtë,” shtoi Erdogan, duke folur në Mugla, Turqia jugperëndimore.

“Nëse ata nuk marrin një qëndrim kundër kësaj situate në Suedi, kjo mund të bëjë që tensionet në lidhjet tona me Suedinë të rriten edhe më shumë,” shtoi Erdogan, vetëm disa ditë pasi një demonstratë në Stokholm kërcënoi drejtpërdrejt vetë atë.