Një sulm me dron izraelit ka goditur një automjet në kryqëzimin Nabulsi, në perëndim të qytetit të Gazës, duke shkaktuar viktima, raportoi agjencia palestineze e lajmeve WAFA.
Numri i saktë i të vrarëve dhe të plagosurve nuk është bërë i ditur. Ekipet e ambulancës dhe shpëtimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për evakuimin e të plagosurve drejt spitaleve.
Më herët, ushtria izraelite deklaroi se kishte shënjestruar një anëtar “kyç” të Hamasit në Gaza City, pa dhënë detaje të mëtejshme.
Që nga nisja e armëpushimit në tetor, Izraeli ka vazhduar sulmet e përditshme ndaj Gazës, duke shkelur marrëveshjen e armëpushimit. /mesazhi




