Sulme në Afganistan, 21 të vdekur

Si pasojë e dy sulmeve të njëpasnjëshme në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul, 21 persona kanë humbur jetën, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Najib Danish, në një deklaratë për AA është shprehur se sulmuesi me motoçikletë ka aktivizuar bombën që ndodhej mbi të në rajonin Shash Darak të Kabulit.

Duke bërë të ditur se sulmi i dytë ka ndodhur në mesin e gazetarëve të mbledhur në rajon për të filmuar, Danish thotë se numri i të vdekurve dhe i të plagosurve ende nuk është i saktë.

Kurse zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Vahid Majruh, thotë se sipas vlerësimeve të para në të dy sulmet kanë humbur jetën 21 persona.

Duke bërë të ditur se 27 persona të tjerë janë plagosur si pasojë të sulmit, Majruh thotë se disa prej tyre janë në gjendje të rëndë.

Majruh po ashtu njofton se në mesin e të vdekurve dhe të plagosurve ndodhen edhe gazetarët.

Dëshmitarët e rastit thonë se dy sulmues të cilët dukeshin si gazetarë, në mes të gazetarëve kanë aktivizuar bombën e vendosur në kamerë.

Ende nuk është marrë përgjegjësia e sulmit.