Sulme në veri të Irakut, 4 të vdekur

Në dy sulme të kryera në provincën veriore të Irakut, Salahaddin, 4 persona u vranë dhe 10 u plagosën, raporton Anadolu Agency (AA). Qendra Mediale për Siguri në Ministrinë e Mbrojtjes të Irakut tha se dy sulme u kryen në qarkun Al-Shirqat. Në sulme 4 persona humbën jetën duke përfshirë edhe pjesëtarë të forcave të sigurisë. Nuk u shpjegua se si janë kryer sulmet. Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmet, por ka gjithnjë e më shumë dyshime se sulmet janë kryer nga pjesëtarët e organizatës terroriste DEASH.