Supë me bizele dhe mente

ërbërësit: 450-500 g bizele të ngrira ose të freskëta, 1 qepë, 3-4 thelpinj hudhra, 2 gota lëng mishi ose ujë, gjysmë gotë qumësht, 1 grusht gjthe menteje, 1 limon, kripë dhe piper, pak vaj ose gjalpë per kaurdisje

Përgatitja: Qepën e presim hollë dhe e kaurdisim me pak vaj ose gjalpë deri sa të fillojë të bëhet transparente (afërsisht 10 min). Shtojmë hudhrat dhe vazhdojmë kaurdisjen edhe 5 minuta Shtojmë bizelet, menten dhe lëngun e mishit apo ujin. Rregullojmë shijen me kripë e piper. I japim një valë për 15 minuta. Masën e kalojmë në blender sa të përftohet një masë homogjene. E kthejmë në tenxhere dhe shtojmë qumështin (shtoni sasinë e qumështit nëse e preferoni konsistencën më të hollë). I japim një valë për pak minuta të tjera. Në fund shtojmë lengun e limonit dhe e shërbejmë. Ju bëftë mirë!