Superliga e Kosovës vjen me dy ndeshje shumë interesante

Superliga e Kosovës këtë fundjavë zhvillon ndeshjet e xhiros së 22-të.

Kjo xhiro hapet ditën e shtune me dy ndeshje në orar për t’u zhvilluar.

Drita do të kërkojë fitoren e tretë radhazi në Superligë, në ndeshjen ndaj Ferizajit që zhvillohet në Gjilan, shkruan lajmi.net.

Ndeshje shumë interesante do të jetë edhe ajo mes Llapit dhe Trepçës ’89 në ‘Zahir Pajaziti’.

Llapi me dy fitoret e fundit ka ngjallur shpresat për titull, dhe ndaj mitrovicasve fitorja është i vetmi rezultat që do të kërkohet.

Të dy ndeshjet fillojnë nga ora 13:30.