Surface Laptop 6 dhe Surface Pro 10 janë dy kompjuterët e rinj AI të Microsoft që nuk i blini dot

Surface Pro 10 dhe Surface Laptop 6 janë të disponueshme për bizneset nga dita e sotme për 1200 dollarë ndërsa dërgesat e tyre bëhen më 9 Prill.

Dy pajisje munguan nga evenimenti Surface dhe AI i Vjeshtës së kaluar por më në fund ato kanë mbërritur me çdo gjë që kishim imagjinuar se do të përmbanin.

Ditën e Enjte Microsoft zbuloi Surface Pro 10 dhe Surface Laptop 6 duke ruajtur dizajnin e modeleve të kaluara por tani vinë me çipet e reja Core Ultra të Intel të cilët përmbajnë edhe një dozë AI.

Surface Pro 10 vjen me procesorin Core Ultra 5 135U ose Ultra 7 165U dhe mund të pajiset me deri në 64GB RAM LPDDR5X dhe 1TB hapësirë disku.

Ndërsa kasa e saj e tabletit është e ngjashme me atë të vitit të kaluar, Microsoft nuk ngurroi të tregonte kamerën e re 1440p me fushëpamje 114 gradë.

Microsoft e quan kamera AI edhe pse e vetmja gjë që mund të bëjë është të aplikojë disa efekte duke përdorur NPU-në që gjendet në procesorët Core Ultra dedikuar proceseve AI.

Surface Laptop 6 edhe njëherë tjetër vjen me ekran 13.5-inç dhe 15-inç dhe mund të pajiset me çipin Core 5 Ultra 135H dhe Ultra 7 165H. Këto çipe janë shumë më të fuqishme sesa variantet U në Surface Pro 10 dhe janë opsione më të mira për programe dhe punë të rënda.

Laptop 6 mund të konfigurohet me 64GB RAM dhe 1TB hapësirë SSD. Ofron më shumë opsione grafike gjithashtu. Ndërsa modeli me 8GB RAM ka grafikat e integruara, modelet më të fuqishme mund të pajisen me grafikat Arc.

Çuditërisht nuk ka kamerën e mprehtë të Surface Pro 10 dhe ngelet me opsionin 1080p HD. Dy pajisjet vinë me butonin e ri Copilot i cili është vënë re edhe në laptopët e rinj XPS të Dell.

Microsoft pretendon se Surface Pro 10 është 53 përqind më i shpejtë sesa Pro 9 në 3DMark TimeSpy ndërsa Surface Laptop 6 dy herë më i shpejtë sesa paraardhësi.

Surface Pro 10 dhe Surface Laptop 6 janë të disponueshme për bizneset nga dita e sotme për 1200 dollarë ndërsa dërgesat e tyre bëhen më 9 Prill.