Tableti i ri i Google sfidon dominimin e Samsung

Tableti 11-inç i Google do të vijë me çipin Tensor G2, 8GB RAM dhe 256GB memorie.

Lançimi i Google Pixel Tablet është vetëm pak ditë larg nga debutimi dhe specifikat e tij tashmë janë publikuar online nga sajti Gjerman WinFuture.

Tableti 11-inç i Google do të vijë me çipin Tensor G2, 8GB RAM dhe 256GB memorie.

Raporti flet për një ekran LCD 2560×1600, me ndriçim prej 500 nits, deri në 12 orë video streaming dhe mbështetje për stylus USI 2.0.

Mes veçorive të tjera të tabletit përmendim dy kamera 8-megapiksel në pjesën e pasme dhe frontale të pajisjes, katër altoparlantë, tre mikrofonë, portë USB-C karikimi dhe mbështetje për Wi-Fi 6.

Sipas WinFuture tableti do të kushtojë afro 591 dollarë për modelin 128GB ndërsa spekulime të mëhershme flisnin për 600 euro çmim bazë.

Google nuk ka dhënë detaje për datën e debutimit të Pixel Tablet, por raporti thotë se është data 20 Qershor.

Presim që tabletin ta shohim të plotë në evenimentin Google I/O ditën e Mërkure ku kompania do të tregojë edhe telefonin me ekran me palosje Pixel Fold dhe smartfonin buxhetor Pixel 7A.