Tajani thotë se lufta kundër migracionit është prioritet i Italisë dhe Turqisë

Lufta kundër imigracionit të paligjshëm është një prioritet për Italinë dhe Turqinë, tha ministri i Jashtëm Antonio Tajani pas bisedimeve në Ankara me homologun turk Mevlut Cavusoglu të premten.

“Lufta kundër imigracionit të paligjshëm është një prioritet strategjik për qeveritë tona, gjithashtu për të stabilizuar Libinë dhe Ballkanin”, shkroi Tajani në Twitter, duke falënderuar Çavusoglu për takimin me të.

“Ne po punojmë për të forcuar marrëdhëniet tona ekonomike, gjithashtu nëpërmjet një forumi biznesi në Stamboll”.

Dosja e emigracionit mbetet një nga pikat më të nxehta të axhendës së qeverisë Meloni e objektivi i këtij ekzekutivi është arritja e marrëveshjeve mes vendeve të nisjes së emgirantëve për të frenuar fluksin e tyre.

Prej fillimit të 2023 janë rreth 4000 emigrantë që kanë mbërritur përmes Mesdheut në tokën italiane.

Dhe ministri i Brendshëm, Matteo Piantedosi, ka në program së shpejti një sërë takimesh me vende origjinën e fluksit të emigrantëve për gjetjen e zgjidhjeve më të mira.

Me 9-10 shkurt Giorgia Meloni është e ftuar në samitin e BE dedikuar problematikës së emigracionit klandestinë në Europë.