Tajlandë, ish prifti budist dënohet me 114 vite burg

Një ish prift budist në Tajlandë është shpallur fajtor për mashtrim, ndërsa është dënuar me burg prej 114 vite, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç raportoi “Bangkok Post”, gjykata tajlandeze e shpalli fajtor për mashtrim dhe pastrim para ish priftin budist Wiraphon Sukphon, duke i shqiptuar dënim me burg prej 114 vite.

Zyrtarët lajmëruan se Wiraphon-i, 38 vjeçar, ka mashtruar njerëzit duke pohuar se posedon “super fuqi”, kun ë këtë mënyrë ka grumbulluar sasi të mëdha parash.

Wiraphon në vitin 2013 është regjistruar në video-incizim derisa udhëton me një avion privat me sasi të mëdha parash. Pasi kjo video u publikua, Wiraphon u dëbua nga tempulli budist që i takonte. Më pas u arratis në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa në Tajlandë u ekstradua në vitin 2017.

Ndonëse është dënuar me 114 vite burg, theksohet se sipas ligjeve tajlandeze mund të dalë nga burgu pas 20 vitesh dënim të vuajtur.