Vjeshta është një nga ato stinë ku ushqimet e freskëta nuk mungojnë. Me disa kombinime perimesh të freskëta ju mund të përgatisni pjata të shëndetshme e plot shije.
Një ndër to do ta shpjegojmë në recetën e sotme që AgroWeb.org ka menduar për ju.
Përbërësit
- 1 kungull
- 3-4 patate
- 1 qepë
- 3-4 thelpinj hudhër
- 3 lugë paste ullinjsh
- 1 lugë çaji kripë
- 1/2 lugë çaji piper i zi
- 2 lugë qumësht
- 2 lugë vaj ulliri
- Përgatija
Filloni duke prerë të gjitha perimet në kubikë. Më pas grini qepën dhe hudhrën dhe bashkojini të gjitha në një tas të thellë duke shtuar vaj ulliri, pastë ullinjsh, kripë, piper të zi dhe përzieni.
Më pas merrni një tavë kartorë shtrojeni me letër pjekje dhe vendosni në të perimet duke i shtruar me spatul.
Në fund shtoni 2 lugë qumësht ose kem qumështi për të shtuar më shumë shije.
Ndiqni furrën në temperaturën 200 gradë dhe kur të jetë ngrohur fusjni perimet të piqen
Lërini për 20-30 minuta derisa të zbuten e më pas nxirrini nga furra.
Shëbejeni në racione të vogla duke shtuar piper të zi apo rigon sipas dëshirës tuaj./AgroWeb.org