Tavë dheu me sallam pikant

Përbërësit: 150 g djathë kaçkavall, 150 g sallam pikant, 1 spec jeshil, 1 spec i kuq, 1 spec i verdhë, 50 g ullinj, 100 g djathë i bardhë, 1 vezë për person, 2-3 pika salcë pikante Tabasco për person (nëse doni).

Përgatitja: Vendosim në tava dheu individuale një shtresë me djathë kaçkavall në rende, një shtresë me sallam pikant të prerë në kubikë, një shtresë me spec të prerë në rrathë të hollë, ullinj në unaza, djathë të bardhë në kubikë dhe në fund një vezë sy dh 2 pika Tabasco. E mbulojmë sipërfaqen me djathë kaçkavall të grirë dhe e vendosim në furrë në 200 gradë Celsius derisa tava të marrë ngjyrë të artë. Ju bëftë mirë!