Tavë e sofrës së Prizrenit

Është një recetë e vjetër po aq sa edhe zakonet popullore shqiptare. Një gatim i kuzhinës vendase, specialitet i Prizrenit dhe është një recetë e trashëguar brez pas brezi.

Përbërësit

  • 4 kokrra qepë mesatare
  • 2 lugë vaj ulliri
  • 3-4 lugë gjelle gjalpë të freskët
  • 3 kokrra domate mesatare
  • 400 gr speca
  • 100 gramë mish të grirë (Sipas dëshirës)
  • 200 gr djathë djathë kaçkavall të grirë
  • 2 filxhanë çaji kos
  • 2 lugë miell gruri
  • 4 kokrra vezë
  • kripë
  • majdanoz i grirë hollë

Përgatitja
Qërojmë dhe grijmë hollë qepët.
Pastrojmë specat dhe domatet dhe i presim në kubikë të vegjël.
Shtojmë vaj ulliri në një tigan të madh, shtojmë si fillim qepët dhe specat, i kaurdisim për pak dhe më pas shtojmë mishin e grirë, e kaurdisim pak e më pas shtojmë domatet e grira.
I kaurdisim në zjarr derisa volumi i tyre të ulet. Shtojmë kripën dhe majdanozin e grirë.
Të gjithë masën e hedhim në një tavë dhe nisim përgatitjen e salcës me kos, vezë dhe djathë.
Në një tas rrahim vezët shtojmë miellin dhe kosin. AgroWeb.org ju sugjeron të përdorni edhe një mikser për të përftuar një masë të njëtrajtshme në një kohë më të shpejtë.fa
Të gjithë salcën e shtrojmë mbi masën e perimeve që kemi në tavë, sipër hedhim djathin e grirë dhe e fusim për pjekje në furrë të parangrohur përreth 40-45 minuta derisa sipërfaqja të marrë ngjyrë të kuqërremtë./