Tavë kremoze me patate dhe kërpudha

Përbërësit për 4 persona: 4 lugë vaj ulliri, 1 qepë e vogël, e grirë hollë, 6 kërpudha të mëdha, të grira trashë, 1 lugë trumzë dhe 1 lugë majdanoz të grirë hollë, kripë, piper, 4 vezë të rrahura lehtë, 90 ml ajkë/panna dhe 400 g patate të ziera dhe të prera në feta.

Përgatitja: Nxehni vajin në një tigan të gjerë në zjarr të mesëm. Fërgoni qepët dhe kërpudhat derisa të zbuten. Shtoni trumëzën dhe majdanozin dhe skuqini edhe për pak minuta, derisa kërpudhat të bëhen gati. Vendosni vezët dhe ajkën në një tas mesatar dhe rrihini derisa të përzihen mirë bashkë. Hidhni kripë e piper sipas dëshirës. Në ajkën me vezë shtoni fetat e patateve të ziera dhe kërpudhat, dhe përziejini mirë që të lyhen plotësisht. Në një tavë pjekjeje, lyejeni pak me vaj dhe shtroni përzierjen me kërpudha dhe patate. Futini në furrë me 180 gradë dhe piqeni për 20 minuta, derisa të prarohet. Shërbejeni të nxehtë.