Shqipëria pret 60,000 turistë izraelitë deri në fund të vitit 2025, ndërsa gjenocidi kundër palestinezëve në Gaza vazhdon.
Ndërsa e gjithë bota refuzon turistët nga Izraeli nga solidariteti me palestinezët, Shqipëria regjistron një numër rekord të turistëve të saj, shkruan TRT Ballkan, referuar të dhënave nga vetë qeveria shqiptare.
Është vet ministri i Turizmit dhe Kulturës Blendi Gonxhe që ka njoftuar pritshmëritë e tij për fundin e vitit.
“Shqipëria priti 570 përqind më shumë vizitorë izraelitë krahasuar me vitin 2024, në 110 fluturime direkte Tel-Aviv – Tiranë, me një parashikim prej 60,000 vizitorësh izraelitë deri në fund të vitit”, shkroi Ministri i Turizmit dhe Kulturës.
Gonxhe u paraprin këtyre treguesve me një informacion paraprak mbi atë se nga kush po mundësohet kjo dyndje izraelitësh në Shqipëri.
“Së bashku me kryeministrin Edi Rama, në një takim falënderues me përfaqësuesit e kompanisë ajrore izraelite Sundor/ELAL, për kontributin e dhënë për afrimin e dy vendeve, ku në shenjë mirënjohjeje iu dhurua CEO-s së SUNDOR, Z. Gal Gershon, çmimi simbolik për mbështetjen në nismën e përbashkët për turizëm gjithëvjetor”, shkruan ai.

Kështu, teksa bota po kthjellohet mbi të vërtetën e një shteti brutal dhe gjenocidist, duke zgjedhur të mbajë qëndrim, qeveria shqiptare vetëzhvishet nga çdo moral duke lidhur partneritet me ata që tashmë janë turpi i njerëzimit. /tesheshi








