Të shtëna me armë në një ceremoni diplomimi në SHBA

Pak ditë pas tragjedisë në shkollën fillore në Teksas ku u vranë 19 nxënës dhe 2 mësuese, një tjetër incident me të shtëna ka tronditur Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në ceremoninë e diplomimit në një gjimnaz në New Orelans në SHBA.

Sipas raportimeve të para të medieve lokale, një e moshuar ka rënë e vdekur ndërsa dy të tjerë janë plagosur si pasojë e të shtënave në ambientet e gjimnazit.

Sipas njoftimit të policisë, dy të plagosurit, të cilët janë meshkuj, janë dërguar në spital.

Deri më tani nuk është ende e ditur nëse të plagosurit janë maturantë. /abcnews