Të shtëna në një shkollë në SHBA, viktima dhe të plagosur

Një nxënës ka humbur jetën dhe tetë të tjerë janë plagosur si pasojë e një sulmi të armatosur në një shkollë në Colorado të SHBA-ve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç raportojnë mediumet amerikane, incidenti ka ndodhur pasi dy nxënës kanë ardhur të armatosur në shkollën në rajonin Highlands Ranch dhe kanë hapur zjarr.

Disa nga nxënësit e plagosur janë në gjendje kritike, thanë zyrtarët, duke shtuar se sulumuesit, që të dy nxënës të së njëjtës shkollë, janë arrestuar nga policia.