Telefoni Android debuton me 24GB RAM, po aq sa një laptop 2000 dollarësh

Modeli bazë RedMagic 8S Pro+ fillon nga 16GB RAM por telefoni shitet në një variant me 24GB RAM, dhe është sasia më e lartë e RAM vendosur ndonjëherë në një smartfon.

Prodhuesit e telefonëve Android janë të fiksuar me teprimin e specifikave të harduerit edhe pse ato shifra gjigante kanë shumë pak kontribut në përdorimin ditor të telefonit.

Një shembull i kësaj që thamë më lart është Nubia RedMagic 8S Pro +, një telefon Android gaming me opsionin për të ofruar 24GB RAM.

Modeli bazë RedMagic 8S Pro+ fillon nga 16GB RAM por telefoni shitet në një variant me 24GB RAM, dhe është sasia më e lartë e RAM vendosur ndonjëherë në një smartfon.

Vjen gjithashtu me 1TB memorie. Për ti vënë gjërat në perspektivë, një MacBook Pro 13-inç me procesor M2 ka 24GB RAM dhe 2TB memorie dhe po flasim për një kompjuter me sistem operativ desktop.

Varianti me 24GB RAM do të kushtojë 1034 dollarë. Normalisht ka një limit memorie RAM që çdo telefon Android duhet ta ketë për funksionimin normal të tij ndërsa edhe përdoruesit më agresiv të smartfonëve do tu mjaftonin 16GB RAM.

Specifikat e tjera të smartfonit janë procesori Snapdragon 8+ Gen 2 i cili duket të jetë versioni me frekuencë të lartë i Snapdragon 8 Gen 2 që Samsung e kishte që me debutimin e Galaxy S23.

Operon në 3.36Ghz nga 3.2Ghz për versionin bazë të këtij procesori. Ekrani 6.18-inç 120Hz 2480×1116 OLED mbështet në një bateri 5000 mAh dhe karikim të shpejtë 165W për të siguruar përdorim të plotë 1 ditor.

Kamera selfie e smartfonit fshihet pikërisht nën këtë ekran në mënyrë që eksperienca e përdoruesit të mos ndërpritet nga një prerje në të.

Ka tre opsione ngjyrash dhe në pjesën e pasme të tij gjendet një ventilator që rrotullohet 20 mijë herë për minutë (RPM). Telefoni është në shitje në Kinë nga data 11 Korrik ndërsa ende nuk ka asgjë zyrtare për debutimin global.