Telefoni me ekran me palosje i Honor vjen në Evropë

Honor thotë se boshti i palosjes i reziston 400 mijë palosjeve. Ekrani i jashtëm ka një madhësi prej 6.45-inç ndërsa i brendshëm prej 7.9-inç i hapur. Të dy ekranet kanë teknologjinë OLED.

Në Dhjetor Honor prezantoi telefonin e dytë me ekran me palosje quajtur Magic VS por tha se nuk do të shitej fillimisht në Perëndim dhe në një farë mënyre ishte i papërfunduar.

Ishte një prototip për tregjet Kineze por sot pas tre muajsh kompania goditi në Kongresin Mobil Botëror me një version të finalizuar dhe që do të shitet në Evropë.

Lajmi i madh është çmimi prej 1599 eurosh për modelin me 12GB RAM dhe 512GB memorie, po aq sa kushton Samsung Galaxy Z Flip 4. E vetmja diferencë është se me modelin e Samsung merrni 12GB RAM dhe 256GB memorie.

Honor thotë se boshti i palosjes i reziston 400 mijë palosjeve. Ekrani i jashtëm ka një madhësi prej 6.45-inç ndërsa i brendshëm prej 7.9-inç i hapur. Të dy ekranet kanë teknologjinë OLED.

Pajisje të tilla si Honor Magic VS apo Galaxy Z Fold mund të mos jenë e ardhmja e telefonëve me palosje ndërsa industria po preferon më tepër modelet që palosen në formën e një guacke si Oppo Find N2 dhe Samsung Z Flip shumë më të lehtë për tu mbajtur në xhep.

Por për disa përdorues të cilët duan një makineri e cila mund tu kryejë punë të vërtetë në lëvizje, këto versione mbeten të pakontestuar. /PCWorld Albanian