Telegram lançon Stories edhe për përdoruesit pa pagesë

Disa prej opsioneve të avancuara të Stories ofrohen vetëm për përdoruesit e Premium që kushton 5 dollarë në muaj. Telegram Stories po debuton nga dita e sotme në iOS dhe Android.

Telegram lançoi Stories për të gjithë përdoruesit pasi i bëri të disponueshme vetëm për përdoruesit Premium me pagesë muajin e kaluar.

Njëlloj si Stories në Messenger ato shfaqen në formën e rrathëve në krye të bisedave. Megjithatë Telegram ofron më shumë opsione përshtatjeje duke ju dhënë përdoruesve kontroll mbi shikueshmërinë e tyre dhe kohëzgjatjen.

Duke debutuar së bashku me datëlindjen e 10-të të Telegram, Stories kanë qenë një prej funksionaliteteve më të kërkuara tha kompania. Në mesin e kontrolleve të privatësisë përfshihen disa opsione vizibiliteti për të gjithë, për kontaktet, për kontakte të përzgjedhura apo miq të ngushtë.

Telegram Stories gjithashtu ju jep mundësi përdoruesve ti fshehin nga kontakte të caktuara ndërsa përdoruesit Premium mund të zgjedhin me 6, 12, 24 dhe 48 orë afat shikueshmërie për postimet e reja.

Nga ana tjetër krijuesit e postimit mund të shohin një listë përdoruesish Telegram që kanë parë përmbajtjen e tyre. Funksionalitete përmban edhe reagime ku shikuesit mund të dërgojë përgjigje të ndryshme.

Disa prej opsioneve të avancuara të Stories ofrohen vetëm për përdoruesit e Premium që kushton 5 dollarë në muaj. Telegram Stories po debuton nga dita e sotme në iOS dhe Android.