Telegram sfidon WhatsApp me mjetet e reja për bizneset

Llogaritë e biznesit mund të tregojnë oraret e punës në profilin e tyre ose të paraqesin vendndodhjen në hartë.

Telegram nuk gëzon popullaritetin e WhatsApp, por bizneset mund ta shtojnë si një opsion komunikimi për konsumatorët e tyre nëse dëshirojnë.

Kushdo në aplikacionin e komunikimit tashmë mund të konvertojë llogarinë e tij personale në një llogari biznesi për të fituar qasje në funksionalitete dedikuar konsumatorëve.

Llogaritë e biznesit mund të tregojnë oraret e punës në profilin e tyre ose të paraqesin vendndodhjen në hartë.

Bizneset gjithashtu mund të përshtatin faqen e parë të tyre dhe të tregojnë informacione rreth produkteve dhe shërbimeve përpara se të fillojnë komunikimit.

Nga ana tjetër bizneset mund të krijojnë shembuj mesazhesh për përgjigje të shpejta për konsumatorët të cilët i kontaktojnë. Mund të përdorin Telegram Bot për të biseduar me konsumatorët.

Të gjitha këto funksionalitete vinë si pjesë e planit Telegram Premium i cili kushton 5 dollarë në muaj.