Telegram sjell funksionalitete të reja privatësie

Aplikacioni prezantoi videot dhe fotot që shihen vetëm një herë për bisedat 1-me-1 në Shtator të 2023. Tashmë kompania po e zgjeron funksionalitetin edhe për mesazhe audio dhe video.

Telegram do të lançojë disa opsione të reja si pjesë e përditësimit të Janarit ku përfshihet edhe funksionaliteti “shiko vetëm njëherë” të mesazheve video dhe audio.

Aplikacioni prezantoi videot dhe fotot që shihen vetëm një herë për bisedat 1-me-1 në Shtator të 2023. Tashmë kompania po e zgjeron funksionalitetin edhe për mesazhe audio dhe video.

Përdoruesit mjafton të mbajnë të shtypur butonin e mikrofonit për të filluar regjistrimin dhe pasi të heqin gishtin, të shtypin ikonën “view once” në mënyrë që marrësi ti shohë vetëm njëherë.

Për më tepër Telegram lançoi edhe opsionin për të ndërprerë dhe rifilluar regjistrimin për një mesazhe audio dhe video nga e njëjta menu. Së fundi Telegram do të sjellë indikatorët e leximit të mesazhit edhe për bisedat private.

Kompania ka sjellë disa funksionalitete edhe për përdoruesit me pagesë Premium. Ata mund të fshehin kohën kur e kanë parë një mesazh, por ende mund të shohin kur të tjerët kanë parë mesazhin e tyre.

Gjithashtu përdoruesit me pagesë mund të zgjedhin kur mund tu dërgojë atyre mesazhet i pari.