Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Televizioni shtetëror iranian ndërpreu transmetimin e programit me presidentin Pezeshkian

Televizioni shtetëror iranian ndërpreu transmetimin e programit me presidentin Pezeshkian

Televizioni shtetëror iranian ndërpreu transmetimin e një programi me presidentin Masoud Pazeshkian në ceremonitë e hapjes së disa projekteve, transmeton Anadolu.

Sipas lajmeve në shtypin iranian, Pazeshkian reagoi ndaj fjalëve të një gazetari të televizionit shtetëror ku i tha, “Jemi drejtpërdrejt. Do ta vlerësonim nëse do ta menaxhonit kohën siç duhet”, presidenti më pas tha: “Mos e transmetoni, nuk ka rëndësi, ne do ta bëjmë punën tonë”.

Pas këtij reagimi nga Pazeshkian, televizioni shtetëror iranian ndërpreu transmetimin e ceremonisë.