Temperatura befasuese në fund të janarit

Fundi i janarit zakonisht ka sjell ditët më të acarta mbi Kosovë, por këtë vit po ndodhë krejtësisht e kundërta.

Kosova është përfshirë nga një mot kryesisht i kthjellët dhe me temperatura mjaft të larta për këtë kohë.

Gjatë ditës temperaturat maksimale do të arrijnë në 9 gradë, ndërkohë më e ulëta do të arrijë gjatë natës, në -4.

Dita do të nis me ngrica, por gjatë gjithë ditës moti do të jetë kryesisht me diell. Moti i njëjtë pritet të mbajë edhe ditëve në vazhdim.