Tërmet 4.8 ballësh në Mugla të Turqisë

Një tërmet prej 4.8 ballësh sipas shkallës Rihter është regjistruar në qytetin Bodrum të qarkut Mugla në Turqi, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Agjencia shtetërore për menaxhim me kriza (AFAD), rreth orës 14:16 në Bodrum është regjistruar një termet prej 4.8 ballësh.

Tërmeti është regjistruar në një thellësi prej 21.79 kilometrave.