Një tërmet u regjistrua në rrethinën e Vitisë sot në orën 07:20, me magnitudë 3.3, raporton MeteoKosova.
“Tërmet me magnitudë prej 3.3 me epiqendër pranë Radivojcit, komuna e Vitisë!”, thuhet në publikim.
Sipas të dhënave paraprake sizmologjike, lëkundjet janë ndjerë lehtë në zonën përreth, ndërsa deri më tani nuk raportohet për dëme materiale apo persona të lënduar.








