Termeti – çfarë mund të bëjmë ne?

Hoxhë Halil Avdulli

Orët e para kalojnë nën ndikimin e llahtarisë së lajmeve dhe raportimit të e asaj që ka ndodhur.
Ditët në vijim, shpalosinë tragjedinë në përmasat dhe tmerret e saj reale.

Zoti i mëshiroftë viktimat, i ndihmoftë familjet e tyre dhe u jep durim, Zoti i ndihmoftë ata që mbetën gjallë nën rrënoja!

Është gjithmonë e mundur që të gjithë të jemi në të njëjtin vend dhe të kalojmë të njëjtën përvojë, askush nuk është i imunizuar nga fatkeqësitë.

Jeta e gjatë dhe e gjerë me shpresat e saja të mëdha, mund të përfundojnë në një çast.

Zgjidhja më e mirë është të hartohet një hartë e saktë e vendndodhjes së tërmeteve dhe t’u imponohet qytetarëve në këto zona ndërtimi i banesave dhe infrastrukturës rezistente ndaj tërmeteve.

Inteligjenca artificiale mund të ndihmoj në rritjen e saktësisë së hartës për të ulur koston e ndërtimit të ndërtesave rezistente ndaj tërmeteve dhe ne këtë mënyrë mund të evitohen dëme të mëdha.

Përveç lotëve, shprehjes se empatisë dhe solidaritetit me të vuajturit, sot është koha e reagimit financiar ndërkombëtare, për të ndihmuar njerëzit të rivendosin jetën e tyre.

 

Nga: Halil Avdulli