Tërmeti me magnitudë 6.1 trondit Indonezinë

Një tjetër tërmet me magnitudë 6.1 u regjistrua në ishullin Sulawesi të Indonezisë dhe goditi pjesët lindore të vendit.

Nuk raportohet për dëme serioze apo lëndime. Instituti Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara, Usgs, raporton se tërmeti kishte epiqendrën në një thellësi prej 147 kilometrash në det dhe 65 kilometra në juglindje të Gorontalo, në ishullin Sulawesi.

Agjencia Indoneziane e Meteorologjisë, Klimatologjisë dhe Gjeofizikës nuk ka lëshuar një paralajmërim për cunami. /a2cnn