Tesla do të integrojë chatbotin Grok në automjetet e saj elektrike

Tesla do të integrojë chatbotin e sapolansuar me Inteligjencë Artificiale Grok në automjetet e saj elektrike, sipas Elon Musk.

Grok është një chatbot me AI i krijuar nga startupi i Muskut xAI dhe është lëshuar këtë javë për përdorues të caktuar.

Startupi xAI ishte krijuar në fillim të këtij viti dhe Musk tha se do të punonte ngushtë me Tesla-n.

Misioni i startupit me teknologjitë e saj është “të kuptojë natyrën e universit”, por në praktikë projekti i saj i parë është një chatbot i ngjashëm me ChatGPT.

Tesla ka vënë gjithnjë e më shumë theksin në komandat zanore brenda automjeteve të saj dhe do të ishte një përparim i natyrshëm të kishte një asistent me Inteligjencë Artificiale brenda automjetit.