Tetë frutat më të shijshme e më të shëndetshme në botë

Idea e të ushqyerit shëndetshëm për disa njerëz nënkupton se duhet të heqin dorë nga shija.

Kjo nuk është e vërtetë, sidomos në rastin e frutave të mëposhtme, që janë shembulli ideal i shijes dhe shëndetit.

Ato duhet të jenë pjesë e regjimit tuaj ushqimor për të parandaluar një sërë sëmundjesh dhe për të ofruar një jetë të shëndetshme.

Frutat më të shijshme e më të shëndetshme

Mango:

Mango njihet si Mbreti i Frutave dhe jo pa arsye. Ai parandalon kancerin, përmirëson shikimin dhe ul kolesterolin. Ky frut përmban fruktozë dhe glukozë, ndaj mos e teproni gjithësesi.

Portokalli:

Kjo agrume e shijshme është e pasur me vitaminë C por edhe fibër. Fibra është e domosdoshme për të shmangur konstipacionin.

Molla:

Nëse dëshironi të mbani mjekun larg atëherë konsumoni mollë rregullisht. Molla zbut rrezikun e diabetit, ul kolesterolin, pastron mëlçinë dhe forcon imunitetin.

Shega:

Shega është një thesar i mirëfilltë antioksidantësh, vitamine C dhe vlera të tjera anti-inflamatore.

Shalqini:

Ky frut i lëngshëm është shumë i mirë për të hidratuar organizmin. Për më tepër, shalqini e mban trupin të freskët.

Bananja:

Bananja ka nivele të larta të kaliumit që u bën mirë veshkave dhe kockave. Bananja është një burim i shkëlqyer energjie.

Luleshtrydhet:

Luleshtrydhet janë të jashtëzakonshme për imunitetin dhe kundër artritit. Ato janë të pasura me vitamina dhe antioksidantëve.

Rrushi:

Rrushi përmban pak kalori dhe është një frut i shëndetshëm për rënien në peshë. Rrushi është fruti i preferuar për njerëzit që vuajnë nga diabeti, sepse janë të ëmbël por nuk e rrisin nivelin e sheqerit.

Kjo përzgjedhje frutash është e mirë jo vetëm për shijet fantastike por edhe për vlerat e mëdha shëndetsore.