Të paktën tetë ushtarë turq humbën jetën dhe 13 të tjerë mbetën të plagosur gjatë luftimeve të ndryshme, dje në mbrëmje vonë, në enklavën siriane të Afrinit, rajon të cilin Ankaraja e ka marrë përsipër për ta cliruar nga terroristët e PKK-së.
Sipas medias lokale, në këto luftime u përfshinë edhe forcat speciale, që kanë hyrë në Siri gjatë ditëve të fundit.
Këto vdekje e çojnë në 40 numrin e ushtarakëve turq të vrarë që nga fillimi i operacionit ”Dega e ullirit”, me një mesatare prej një ushtari në ditë.