Koordinatorja e Qendrave të Lëvizjes, Teutë Rrusta dhe koordinatori i Sekretariatit të Përgjithshëm, Nol Nushi, janë larguar nga kjo parti.
Ata këtë e kanë bërë të ditur në një konferencë për media. Teuta Rrusta tha se një pjesë e aktivistëve nuk janë pjesë e VV-së.
“Dalja jone si mundësi për VV për të reflektuar. Me lindjen e problemit ka lind edhe një grup paralel për të cilat ne e kemi kuptuar në media”, tha Rrusta.
“Të gjithë ne nuk do të jemi pjesë e VV. Vullnetin tonë politik do ta shprehim në forma tjera”, ka shtuar Rrusta.