Thaçi i bindur se demarkacioni do të kalojë më 1 shtator

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi gjatë vizitës që ka bërë në kompleksin e familjes Asllani në Rrancë të Shtimes nuk e ka lënë anash edhe çështjen e demarkacionit.

Ai ka shprehur bindjen se demarkacioni do të kalojë në votimin e 1 shtatorit, njofton Klan Kosova.

Kjo sipas tij duhet të bëhet në mënyrë që të Kosovës të mos i ndalen proceset integruese, siç është çështja e realizmit të agjendës ndërkombëtare dhe liberalizimit të vizave për qytetarët e vendit si dhe shndërrimin e FSK-së në Ushtri të Kosovës.