Thaçi: Do t’i përgjigjem nëse më vjen ftesa nga Gjykata Speciale

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi në një konferencë për media ka folur edhe për Gjykatën Speciale, ndërsa theksoi se nëse i vjen ftesa për paraqitje në Gjykatë do t’i përgjigjet.

Thaçi theksoi se Kosova nuk ka asgjë për të fshehur dhe se bashkëpunimi i të gjithë bashkëluftëtarëve me Gjykatën Speciale është për t’u lavdëruar.

“Nëse më vjen ftesa, natyrisht se do t’i përgjigjem. Është jashtëzakonisht për t’u lavdëruar bashkëpunimi i të gjithë bashkëluftëtarëve me Dhomat e Specializuara, me çka e vlerësoj me mirënjohjen më të lartë, sepse Kosova nuk ka asgjë për të fshehur, ne të gjithë jemi të barabartë para ligjit”, tha presidenti Thaçi.