The Economist për Kosovën: Kombi i startupeve, ja sesi kompanitë Kosovare po sfidojnë pritshmëritë për të udhëhequr vendin drejt së ardhmes

Vianova, me zyra qendrore në Shqipëri dhe shtetin Amerikan të Virxhinias, gjithashtu ka përfituar nga rrjeti i diasporës, fuqia e të cilët i atribuohet dëshirës për të ndihmuar njëri tjetrin dhe zhvilluar biznesin.

Revista Britanike The Economist ka vlerësuar me një artikull Kosovën duke e quajtur atë si “Kombi i Startupeve” ku hedh dritë mbi hapat që vendi më i ri i Evropës ka hedhur për tu shfaqur si një prej ekonomive më premtuese në rajon dhe Evropë.

Një analizë e gjerë, e cila përmend histori suksesi të cilat kanë thyer pritshmëritë dhe hapur rrugë ekspansionit të kompanive Kosovare në botë, The Economist intervistoi bashkëthemeluesin e Vianova Health Agon Avdimetaj, themeluesen e StarLabs dhe Shkollës Digjitale Hana Qerimi, Presidentin e Doni Fruits Ejup Ahmeti dhe themeluesin e Speeex Fikret Murati.

Vianova Health u shpall fituese në edicionin e 8-të të garës mbarëkombëtare në teknologji dhe inovacion Albanian ICT Awards në çmimin Shërbimi Publik i Vitit ndërsa vetë ishte fitues i çmimit Innovacioni i Vitit në edicionin e 7-të me aplikacionin Rosie.

“Shpirti sipërmarrës i Kosovës mund të shihet në sektorin privat, i cili ka kërkuar shtimin e iniciativave shtetërore në fusha si arsimi dhe bashkëpunimi ndërkombëtar. Duke ju përgjigjur kërkesës për punonjës të aftë, shqiptarët e Kosovës kanë lançuar shkollat e tyre të trajnimit dhe krijuar forume përmes të cilëve ndajnë njohuritë e tyre duke arritur kështu standardet ndërkombëtare të prodhimit,” shkruan artikulli i The Economist.
Artikulli i plotë në The Economist

Pavarësisht sfidave që Kosova u përball kur hodhi hapat e saj të parë në 2008, vendi është shfaqur si një prej ekonomive më elastike dhe të lulëzuara. Me përjashtim të 2020-ës, vitit të pandemisë, Kosova ka përjetuar një rritje të pandërprerë ekonomike duke lënë pas shumë prej fqinjëve Ballkanikë.

Kosovarët kanë përqafuar mundësinë për të treguar talentin e tyre në skenën globale, duke demonstruar një mendësi startupi që përqafon inovacionin dhe punën e dedikuar për të kapërcyer pengesat.

Ky shpirt inovativ ka qenë veçanërisht i dukshëm në qasjen e Kosovës ndaj mjerimit. Jo vetëm që janë përballur me vështirësi, por shqiptarët e Kosovës kanë demonstruar një aftësi të çuditshme për ta shndërruar fatkeqësinë në mundësi. Duke shfrytëzuar shpirtin e tyre sipërmarrës së bashku me vendosmërinë për të pasur sukses, vendi ka arritur të krijojë një të ardhme më të ndritshme, e cila vlerëson kreativitetin dhe inovacionin si çelësat të cilët zhbllokojnë potencialin e saj të plotë.

Kjo mund të vihet re në rastin e Agon Avdimetaj, i cili është mësuar ti bëjë gjërat në mënyrën e vështirë. Edhe pse kompania e tij më e fundit, startupi i teknologjisë shëndetësore dhe inteligjencës artificiale Vianova, ka klientët botërorë si Kaiser Permanente, Lenovo dhe Johnson & Johnson, ai nuk është trajtuar gjithnjë me seriozitet jashtë Kosovës.

Përpara se të themelonte Vianova, Avdimetaj fitoi eksperiencë duke zhvilluar softuerë për sipërmarrje, përfshirë Siemens dhe Qytetin e Nju Jorkut, por shpeshherë është përballur me konceptime të gabuar lidhur me vendin e tij amë.

“Ishte me të vërtetë e vështirë,” thotë ai. “Njerëzit ngurronin të kishin besim tek se ne, si një kompani nga Kosova, mund të punonim së bashku në projekte të mëdha ndërkombëtare.”

“Kemi tërhequr Shqiptarë të cilët po jetojnë jashtë vendit të tyre. Mund tu ofrojmë atyre vende pune të qëndrueshme,” tha Fikret Murati, themelues i Speeex.

Pasi fituan eksperiencë me vlerë nga klientë të huaj, talentet nga Kosova të cilët kishin emigruar jashtë tashmë po tërhiqen nga kompani vendase për ti ndihmuar ato të rriten dhe të hyjnë në tregjet ndërkombëtare. Shkolla trajnimi private po shumëfishohen ndërsa punëdhënësit po kërkojnë të shtojnë aftësitë e fuqisë së tyre punëtore. Disponueshmëria e internetit me brez të gjerë thuajse universal ka mbështetur përdorimin e kanaleve online dhe një ekonomie dixhitale në të cilën përdorimi i internetit ditor është në masën 93 përqind kënddrejtë mesatares Evropiane prej 80 përqind.

Shpirti sipërmarrës i Kosovës mund të shihet në sektorin privat, i cili ka kërkuar shtimin e iniciativave shtetërore në fusha si arsimi dhe bashkëpunimi ndërkombëtar. Duke ju përgjigjur kërkesës për punonjës të aftë, shqiptarët e Kosovës kanë lançuar shkollat e tyre të trajnimit dhe krijuar forume përmes të cilëve ndajnë njohuritë e tyre duke arritur kështu standardet ndërkombëtare të prodhimit.

Një qasje sipërmarrëse

Organizata të sektorit privat si Shoqata e Përpunuesve të Pemëve dhe Perimeve të Kosovës po bashkëpunojnë me agrobizneset Kosovare për të sjellë bashkë blerës dhe shitës nga rajoni përmes iniciativave vjetore si Forumi i Sektorit Ushqimor. Një prej këtyre partnerëve është Doni Fruits, eksportuesi më i madh Kosovar i frutave dhe perimeve, i cili punon me fermerët për të përmirësuar cilësinë dhe gjurmueshmërinë, si dhe për ti ndihmuar ato të certifikohen për tregjet e eksportit.

“Kemi edukuar fermerët rreth rëndësisë së certifikimit dhe sesi ta arrijnë atë s dhe ju kemi mësuar edhe sipërmarrjen,” tha presidenti i doni Fruits Ejup Ahmeti i cili është edhe nipi i themeluesit të kompanisë.

“Lëvizja e diasporës po investon para, ndihmon, edukon, sjell rrjetëzim, sjellë resurset në mënyrë që të mos ja fillojmë nga asgjëja,” tha Agon Avdimetaj, bashkëthemelues i Vianova.

Kjo qasja ka funksionuar. Doni Fruits furnizon me ushqime vendase nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, tregjet Evropiane dhe të Lindjes së Mesme si Gjermania, Zvicra, Austria, Arabia Saudite për blerës si Burger King, Yum Brands (ka në pronësi KFC) dhe tregjet ndërkombëtare Aldi dhe Lidl. Kompania po hyn në tregun e produkteve të paketuara, duke shënjestruar klientë në SHBA ndërsa konsideron tërheqjen e investimeve të jashtme për herë të parë. Sipas të dhënave autoritetit doganor të Kosovës, sektori i përpunimit të frutave në Kosovë është rritur 9.4 përqind mesatarisht çdo vit që prej 2019-ës.

Ekonomia në rritje e teknologjisë së Kosovës gjithashtu ka përfituar nga një qasje sipërmarrëse ndaj trajnimeve, ku Shkolla Digjitale bashkëthemeluar në Prishtinë nga sipërmarrja seriale Hana Qerimi ju mësojnë fëmijëve kodim nga mosha 7 deri në 18 vjeç. Edhe pse filloi si një biznes i thjeshtë përpara se të hapte kompaninë e zhvillimit të softuerit StarLabs, Shkolla Digjitale është shndërruar në një furnizues me kodues për StarLabs po edhe mbarë industrinë, një shembull sesi Kosova po vjel frytet e një ekosistemi teknologjik në rritje.

Fuqia e Diasporës

Diaspora e Kosovës ka qenë instrumentale në suksesin e shumë bizneseve të vendit. Jo vetëm që ka siguruar kapitalin e nevojshëm njerëzor për kompanitë me kërkesë në rritje, diaspora ka ofruar një treg për produktet Kosovare në rajon, gjë që ka inkurajuar zgjerimin ndërkombëtar të bizneseve të Kosovës.

Ka edhe prej atyre shqiptarëve të Kosovës që po rikthehen për të themeluar kompaninë e tyre. Rritur në Zvicër, Fikret Murati u rikthye në Kosovë në 2016-ën për të lançuar Speeex, një kompani e cila është shndërruar në ofruesin më të madh të kontraktimit të proceseve të biznesit në vend.

Konsumatori i parë i Muratit ishte ofruesi i shërbimeve të telekomunikimit Fortune 500, Liberty Global. Speeex menaxhon shitjet për konsumatorët shqipfolës në Zvicër.

Sot Speeex ofron një gamë të gjerë shërbimesh të mbështetjes teknike të konsumatorit për klientë në gjuhët Gjermane dhe Angleze përmes katër zyrave të saj në Kosovë. Fuqia e saj punëtore prej 1750 përbëhet kryesisht nga shqiptarë të Kosovës të cilët kanë mësuar gjuhë të huaja ndërsa jetonin jashtë vendit.

“Shumë njerëz kanë emigruar në Zvicër, Gjermani dhe Austri para dhe pas shpalljes së pavarësisë. Shumë prej tyre kanë vendosur të rikthehen duke folur ende ato gjuhë,” shpjegon Murati. “Jemi duke tërhequr shqiptarët të cilët jetojnë jashtë në vendin e tyre. Ne mund tu ofrojmë atyre vende pune të qëndrueshme.”

Vianova, me zyra qendrore në Shqipëri dhe shtetin Amerikan të Virxhinias, gjithashtu ka përfituar nga rrjeti i diasporës, fuqia e të cilët i atribuohet dëshirës për të ndihmuar njëri tjetrin dhe zhvilluar biznesin.

“Lëvizja e diasporës po investon para, ndihmon, edukon, sjell rrjetëzim, sjellë resurset në mënyrë që të mos ja fillojmë nga asgjëja,” tha Agon Avdimetaj, bashkëthemelues i Vianova. “Ju jeni pjesë e atij procesi. Ekziston një dëshirë që secili të japë diçka pas në një farë mënyre.”

“Kemi uri, qëndrueshmëri dhe kreativitet. Ka të bëjë më shumë me vizionin sesa hapjen e një kompanie. Është projekti ynë i përjetshëm,” tha Agon Avdimetaj.

Mbase anëtarët më të famshëm të diasporës Kosovare janë yjet e popit si Dua Lipa dhe Rita Ora, që të dyja rritur nga prindër shqiptarë të Kosovës në Britani. Dua Lipa u emërua ambasadore nderi e Kosovës në 2022 për punën e saj në ndërgjegjësimin rreth vendit. Ajo u rikthye në vendin e saj mëmë në Gusht të atij viti për të performuar në festivalin Sunny Hill, një eveniment që e mban çdo vit në Prishtinë.

Edhe pse yjet ndërkombëtare si Lipa dhe Ora ka ndihmuar në forcimin e imazhit të Kosovës në botë, lëmimi i rrugës për gjeneratën e ardhshme të sipërmarrësve, Avdimetaj beso se sfidat që ai dhe bashkëkohësit e tij janë përballur kanë qenë instrumentale për suksesin e tyre.

“Kemi uri, qëndrueshmëri dhe kreativitet,” thotë ai. “Ka të bëjë më shumë me vizionin sesa hapjen e një kompanie. Është projekti ynë i përjetshëm.”

/PCWorld Albanian

Burimi: https://impact.economist.com/projects/kosovo-start-up-nation/