Thënie të çmuara nga Muhamed Al maghout

Muhamed Al maghout
– Gjithë jetën e kalova i pushtuar nga frika prej Zotit. Në fund kuptova që Zoti ishte siguria ime.
– Kurrë nuk ka qenë problemi ynë me Zotin, por ka qenë me ata që e radhitin veten menjëherë pas Zotit.
– Duhet ta dini se në vendin tim gjoksi i trimave mbushet me plumba, barku u tradhëtarëve mbushet me para. Në vendin tim vdes ai që nuk e meriton vdekjen nga dora e atij që nuk meriton jetën.
– Ndonjëherë, heshtja është muzika më e bukur në botë.
– Më ruaj në zemër si një këngë të bukur.
– Meqë për atdheun, hallet e qytetarit, sovranitetin dhe të drejtat po flasin agjentët, tradhëtarët, sipunët, hajdutët, kontrabandistët, falsifikuesit, prostitutat, pederastët, shitësit e ushqimeve të prishura, tregtarët e organeve njerëzore…. për çfarë duhet të flasim ne shkrimtarët? Mos duhet të merremi me gripin e derrit apo lopët e çmendura?
– O Zot, më pajis me këmbët e një merimange që unë me gjithë fëmijët e vendit tim, të kapemi pas tavanit të kombit, derisa të kalojë kjo fazë.
– Të vëzhgosh dhimbjen pas xhamit është diçka qesharake. Është si një person i shurdhër që vë kufjet dhe dëgjon muzikë.

Muhamed Al maghout, shkrimtar siran
Perktheu: Elmaz Fida